-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri Manja: Kapitull i ri për drejtësinë në Shqipëri

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, shpalli një “kapitull të ri” për drejtësinë në Shqipëri gjatë ceremonisë për Projektin e Binjakëzimit të Shkollës së Magjistraturës, duke nënvizuar rëndësinë e trajnimeve të reja për gjyqtarët dhe prokurorët.

Ai theksoi se ky projekt, i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë si Franca, Italia dhe Holanda, do të sjellë standardet më të larta për përgatitjen e magjistratëve.

Manja theksoi se ky bashkëpunim do të ofrojë akses në ekspertizë ndërkombëtare dhe do të ndihmojë në zhvillimin e një programi trajnimi praktik, i cili është thelbësor për të përballuar sfidat moderne të drejtësisë.

Ndërkombëtarizimi i Shkollës së Magjistraturës është një objektiv strategjik i drejtësisë shqiptare. Bashkëpunimi me institucione të respektuara ndërkombëtare, si Shkolla Franceze dhe Italiane e Magjistraturës, dhe Qendra e Studimeve Gjyqësore të Holandës, kontribuon jo vetëm në përmirësimin e mëtejshëm të programeve tona akademike, por edhe në përgatitjen e brezave të rinj të magjistratëve me një perspektivë të gjerë, ku vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës janë në thelb të punës së tyre.

Partneriteti që fillon sot është një hap konkret drejt zhvillimit të një programi trajnimi të bazuar në praktikë, ku magjistratët e rinj do të kenë mundësinë të përfshihen në një mjedis ndërkombëtar të shkëmbimit të eksperiencave dhe të metodave të reja. Ky model trajnimi fillestar, i cili kombinon teorinë me praktikën, siguron që gjyqtarët dhe prokurorët tanë të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e kompleksitetit të çështjeve të reja që paraqet epoka moderne, duke përfshirë teknologjinë e informacionit dhe procesin e integrimit Evropian”, tha Manja.

“Ambicia jonë është që Shkolla e Magjistraturës të bëhet një qendër ekselence për gjithë juristët në Shqipëri,” përfundoi ai, duke falenderuar partnerët ndërkombëtarë për mbështetje në reformat e drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit