Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Drejtues u shpreh që të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë.
Meta theksoi se deputetët duhet të jenë si Tedi Blushi të gjithë.
“Deputetë sufllaqesh nuk con Ilir Meta në Parlament, dakord? Risqet që ka sjellë narkoshteti rëndojnë çdo shqiptar dhe mbi vendin në mënyrën më kërcënuese. Siguria e jetës, punës dhe pronës, është në pikëpyetje për çdo shqiptar. Sot është koha që gjithsecili të marrë përgjegjësitë e tij dhe ne në radhë të parë. “, tha ai.
Më tej ai nënvizoi se Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare me 7 tetor.
“Të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë me e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë te qytetarët tanë”, u shpreh Meta.