Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka postuar disa pamje live të aksionit të IKMT në shembjen e ndërtesave pa leje.
Rama shprehet se këto ndërtime pa leje janë një krim i shumëfishtë për të cilën prokurorja Elsa Gjeli ka refuzuar të hapër çështjen.
Postimi i Ramës:
Ja shikojeni vetë LIVE nga Thethi
Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shteti









