Nënkryetari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka postuar pamjet nga rreth-rrotullimi i Casa Italias, ku policia bashkiake e Tiranës ka ngecur në ujë për shkak të përmbytjeve.
“As Policia Bashkiake nuk i shpëton përmbytjes në Tiranë, jo nga shiu, por nga korrupsioni skizofrenik i Erion Qelisë! Live pranë rreth-rrotullimit te “Casa Italia” ku automjeti i “gjobaxhinjve” të Bashkisë ka ngecur mes ujit!”, shkruan Blushi.