Mbi 100 automjete private dhe 3 furgonë me protestues janë nisur nga Fier drejt Tiranës për t’u bashkuar me tubimin e opozitës.
Raportohet për Balkanweb se protestuesit, të cilët do të marrin pjesë në protestën e sotme, janë mbledhur në selinë blu.
Lideri demokrat Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për shtypjen e të pamundurve dhe mbrojtjen e kriminelëve. Bardhi iu ka drejtuar qytetarëve të 6 bashkive për t’u bashkuar në protestën e 7 Tetorit.