Mbrëmjen e djeshme një shqiptar është vrarë me thikë në Greqi dhe është gjetur i gjakosur në rrugë nga policia rrugore. 28-vjeçari Denis Loka u dërgua në spital por nuk mudi që të mbijetojë.
Sipas mediave greke shqiptari është vrarë nga dy kushërinjtë e tij të moshës 17 dhe 19 vjeç, të cilët kanë pretenduar se viktima i abuzonte.
Dy vëllezërit shqiptarë janë paraqitur vetë në komisariat. 17 vjeçari ka deklaruar se ka qenë ai autori i krimit ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor.