Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro deklaroi sot se 9.7 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri nga Janari deri në Shtator 2024. Kumbaro u shpreh se gjatë verës janë shtuar masat për sigurinë e turistëve të huaj.
“Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kemi pasur 8.3 milionë vizitorë. Agroturizmi po çon turistë në ato fshatra ku siç thoshte populli, hante pula gurë.
Sot, ashtu siç nuk na e kishte marrë mendja, kombinimi i produktit turistik lokal është një vlerë e shtuar dhe është një tjetër objektiv me të cilin duam të shkojmë në vitin 2030.
Me zhvillimin e bujqësisë, blegtorë e fermerë vendas nxiten të investojnë e prodhojnë më tepër për të vlerësuar gjithnjë e më shumë produktin “Made in Albania” tha ajo.