Policia italiane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar i cili u gjet me drogë dhe armë. 23-vjeçari Arbnor Demaj banues në zonën e Agugliano, u kap me një pistoletë tip “Zoraki” 7.65mm pa leje dhe me 9 plumba në të.
Shqiptari ishte sinjalizuar nga qytetarët që lëvizte i armatosur derisa iu nënshtrua kontrolli në banesën e tij nga njësia policore e Osimo.
Sipas mediave italiane, arma e zjarrit iu gjet e fshehur në dhomën e gjumit, ai e mbante atë midis sendeve të veta personale, si u gjet dhe një sasi prej 106 gramë hashash.
Sipas medias, 23-vjeçari është një shqiptar me shtetësi italiane dhe u la me masën “arrest shtëpie”, në pritje të procesit të mëtejshëm. Ndërsa gjyqtari e urdhëroi Demajn që të shkonte në stacionin e policisë për t’u paraqitur sa herë të ishte nevoja.