-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baçi me bindje: Si te filmat cowboys, polici më pa drejt në sy dhe kapi pistoletën

Kryesoret

Deputeti demokrat Luan Baçi i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ka komentuar situatën që ndodhi sot në Parlament. Baçi shprehet i bindur se një nga efektivët e FNSH-së i ka nxjerrë armën gjatë përplasjeve.

“Ramën nuk e takojmë dot, është e pamundur të takosh urdhërdhënësin. Unë nuk pretendoj, se kam qenë aty dhe e kam parë. Polici që ka qenë aty, hapi xhaketën si te filmat me cowboys, më pa drejt në sy dhe kapi pistoletën ashtu. Më vjen keq që reagova në moment, që mora kapelen dhe ia hodha në fytyrë”, u shpreh Baçi.

Më pas ai komentoi edhe deklaratën që policia mohon për nxjerrjen e armës drejt tij.

“Pse kur u agravua situata dhe shumë kolegë erdhën e panë skenën, deputetja Hoti bëri filmimin. Të gjithë punonjësit, forcat e FNSH u larguan për të mos u zbuluar. Drejtuesi i Gardës u habit tha ç’duan këta këtu? Kjo nuk është nxjerrje arme e një polici ndaj një deputeti, është në vazhdën e gjithë presioneve të kësaj mazhorance ndaj opozitës.”, tha Baçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit