Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka publikuar pamje nga bregdeti i Vlorës.
Rama shprehet se në këtë fund sezoni bregdeti i Vlorës është kthyer në një palestër për një grup turistësh të huaj.
“MIRËMËNGJES
dhe me energjinë nga bregdeti i Vlorës, i cili këtë tetor, me përfundimin e sezonit veror është kthyer në atraksion të një lloji tjetër si palestër dedikuar ushtrimeve aerobike për një grup turistesh të huaja, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.