Në Tiranë janë arrestuar gjashtë persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një 39-vjeçar me iniciale R.ZH., banues në Tiranë u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. 24-vjeçari me iniciale A.K., banues në Fushë Krujë u arrestua për veprat penale “mashtrimi” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërsa dy banues në Shish Tufinë, 60-vjeçari Sh.Q., dhe 64-vjeçari F.Q., u arrestuan pasi për motive pronësie janë konfliktuar me njëri-tjetrin.Gjatë kontrollit fizik të F.Q., iu gjet një kosore e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ditën e djeshme u arrestua edhe një 34-vjeçar E.L., pasi në një lokal në rrugën “Fitnete Rexha”, ka goditur me grusht, në kokë, 43-vjeçarin R.F. 43-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu u arrestua edhe 44-vjeçari Gj.L., banues në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.