-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet vendimi! Berisha-Malltezi drejt gjyqit në themel për ‘Partizanin’

Kryesoret

Shtyhet për në datë 25 Tetor seanca e parë e gjyqit paraprak për dosjen “Partizani”. Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi nuk kanë shkuar sot duke u përfaqësuar nga avokatët, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani” ose pushimin.

“U shkel afati 10 ditor i njoftimit. Seanca u shty për të dhënë kohë mbrojtjes për njohjen me aktet. Ne do të kërkojmë pushimin e çështjes” tha avokati Gjokutaj.

Një muaj më parë, SPAK i komunikoi Sali Berishës akuzën e korrupsionit pasiv dhe Jamarbër Malltezit atë të korrupsionit e pastrimit të parave në lidhje me aferën e ish kompleksit Partizani. Prej dhjetorit të kaluar, Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

AKUZAT E SPAK-ut

– Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

– Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

– Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’.

– Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim Parash’ .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit