Mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Bill Clinton’ në Pejë dy persona kanë sulmuar fizikisht kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri. Ai ka pësuar lëndime trupore, agresorët janë arrestuar menjëherë pas sulmit.
View this post on Instagram
Muhaxheri është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ky është mandati i tij i tretë si kryetar i komunës së Pejës.
“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar Muhaxheri sot pas sulmit.