-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për mbetjet toksike, Hysaj: Është e paimagjinueshme sesi shkërmoqet ky qytet

Kryesoret

Në portin e Durrësit po zhviloohet një protestë, pasi nesër pritet që të vijë një anije me 200 kontejnerë me mbetje toksike.

Anëtarja e Kryesisë së partisë Demokratike Jola Hysaj tha se Shqipëria drejtohet nga një qeveri me mbetje

“Me mbetje e nisi dhe me mbetje do ta përfundojë mandatin. Është e paimagjinueshme sesi shkërmoqet ky qytet, sesi falet dhe i dhurohet njerëzve. Ku janë durrsakët që krenohen për historinë 2700 vjecare, ata që thonë jemi durrsakë. Ajo maskë që mbaj unë sot do të jetë maska që do të mbajë secili prej jush kur këto mbetje të vijnë nesër. A jemi në kazani i Shqipërisë, ndërkohë që Durrësi dhe porti është simbol jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin. Nuk jemi në kazani i Shqipërisë, nuk janë as mediat, por jeni ju kazani dhe jeni ju mbetja toksike më e keqe e cila po prevalon në Shqipëri dita ditës.”, tha Hysaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit