-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Pensionet u dyfishuan gjatë qeverisjes së Berishës, Rama i zhyti në varfëri

Kryesoret

Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës dhe drejtues i programit për ekonominë, Dorian Teliti shprehet se Edi Rama i mashtroi pensionistët në 12 vite qeverisje. Sipas tij, Berisha u rriti pensionet në qeverisje ndërsa Rama i zhyti në varfëri.

“Mbrëmë në logorenë televizive të radhës, pamë kryeministrin e shfytyruar që iu vu kundër gjithë botës, që nga opozita e deri te pensionistëve që mezi blejnë ilaçet dhe bukën. Revoltën e këtyre të fundit ndaj përgjegjësit kryesor të braktisjes dhe zhytjes në varfëri të 790 mijë pensionistëve shqiptare, e patë qartë mbrëmë në emisionin ‘Opinion’.

I gjendur ngushtë para të vërtetave te hidhura, të shqiptuara nga goja e vetë pensionistëve të vuajtur e te përçmuar, drejtuesi i qeverisë që prej shtatorit 2013, ndezi mikrofonin e propagandës dhe hapi thesin e gënjeshtrave.

Pensionistët flasin shqip, e marrin pensionin në lekë, paguajnë në lekë ushqimet ilaçet dhe faturat, dhe çdo llogari dhe krahasim duhet bërë në monedhën kombëtare. Por Rama i bën llogaritë në euro sepse me këtë monedhë i ruan në bankat offshore ato që u vjedh pensionistëve dhe gjithë shqiptarëve.

Duke përdorur në mënyrë të qëllimshme, por tërësisht jokorrekte, dy norma të ndryshme të kurseve të këmbimit, Edi Rama u shpreh se në vitin 2013, vitin e fundit të qeverisë së Sali Berishës, pensionet ishin në masën 100 euro” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit