Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim tha se Edi Rama u shpërfytyrua në studio televizive në një debat që do të hyjë në histori, kur i vogli mposht tiranin. Berisha tha se ky debat do të regjistrohet në analet e debateve, si debati i të gjitha debateve, sepse dy zonja të moshuara e gozhduan tiranin para të gjithë shqiptarëve.
Ai theksoi se zonjat e moshuara ia nxorën lakrat dhe shpirtin e zi Ramës.
“U përpoq ti mashtronte për pensionet dhe i kërkonte pse më rritet buka, çfarë do të bëj unë me 140 mijë lek, si do të ja bëj unë të pres shkurtin për të bërë analizën.
Gjeti Selanikun për ti kthyer përgjigje zonjave të nderuara që do të mbeten në historinë e debateve si yjet e vërteta të debatit televiziv dhe se sipas tij, fajin e ka Fevziu.
Jo more gënjeshtar, o hajdut, fajin e ke ti, o hajdut, fajin e ke ti se vjedh çdo gjë dhe prandaj je i aftë të mashtrosh çdo gjë, të thuash çdo gjë. Ndaj dhe të gozhduan ty, dy zonja që përfaqësuan aty 700 mijë pensionistë shqiptarë, përfaqësuan të gjithë kombin aty, të vërtetat që mbrojtën, kurse ti ngele siç je, e kupton vetë ti.”, u shpreh Berisha.