-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Spanjë, shkon në 217 numri i viktimave, paralajmërohen sërish stuhi

Kryesoret

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në pjesën jugore të Valencias ka shkuar në 217.

Sipas BBC, autoritetet në Spanjë kanë paralajmëruar se moti do të përkeqësohet sërish orët në vijim, në zonat si Alzira, Cullera dhe Gandia.

Ndërkohë, agjencia kombëtare e motit të Spanjës (AEMET), thotë se stuhia e sotme ka të ngjarë të jetë më e shkurtër se ato që shkaktuan përmbytje të shpejta në fillim të javës.

Reshjet “nuk janë si të martën”, tha agjencia në një postim në X, duke shtuar se ka më pak erë dhe stuhia ka të ngjarë të lëvizë ngadalë në drejtim të veriut.

Parashikimi për javën në vazhdim fatmirësisht duket shumë më i qetë. Disa shira të lehtë të izoluar janë të mundshëm në rajonet e goditura nga përmbytjet, por shumë do të jenë kryesisht të thata. Reshje më të dendura, potencialisht me bubullima janë të mundshme në Balearik gjatë javës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit