Mëngjesin e sotëm Elbasani është zgjuar i mbuluar nga tymi. Plehrave në fushën e mbetjeve tek inceneratori u është vendosur zjarri.
Shtëllunga gjigante e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë Elbasanin.
Vatra e zjarrit pranë incineratorit të Elbasanit është aktive prej disa orësh. Dyshimet janë për zjarrvënie edhe pse siguria në të gjithë zonën ku ndodhet inceneratori është e shkallës së lartë.
Gjatë viteve të fundit, landfilli i Elbasanit është përfshirë nga flakët disa herë.