Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi në konferencën për mediat foli rreth projekt buxhetit 2025. Blushi tha se buxheti 2025 është antisocial dhe Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël rrit pensionet me 20% dhe pagat me 11 euro, ndërsa Rama zero fonde dhe 170 lekë për pensionistët.
“Edi Rama dhe banda e “Rilindjes”, nëpërmjet buxhetit të vitit 2025, po përgatiten për vjedhjen më të madhe dhe më të përbindshme në historinë e Shqipërisë, të vendit me qytetarët më të varfër në të kontinentin. Nëpërmjet këtij buxheti tërësisht antisocial dhe antiqytetar, që thellon varfërinë dhe nxit shpopullimin dhe në anën tjetër shton korrupsionin skizofrenik, që ka zhvatur plot 8.2 miliard euro nga taksat, nga gjaku, mundi, djersa dhe sakrificat e shqiptarëve dhe bizneseve të ndershme, të pensionstëve dhe të familjeve në nevojë, Qeveria nuk parashikon t’ua kthejë me shërbime dinjitoze, me paga dhe pensione më të larta.”, u shpreh Blushi.
Ai theksoi se është një buxhet llokmash për oligarkët dhe as thërrime nuk ngelin për qytetarët.
“Buxheti i vitit 2025 mbetet buxheti me antisocial qe do te miratohje kjo mazhorance sepse ndersa nuk ka fonde te rritje te pagave dhe rritjen e pensioneve, nuk ka fonde shtese per rritjen e ndihmes ekonomike por perkundrazi ka ulje te tyre, si dhe ka ulje te fondeve per perkudesje social ka rritje marramandese te shpenzimeve te sherbimit te borxhit, te investimeve publike, te investimeve te PPP me mbeshtetje buxhetore, te projeteve te tjera PPP, si dhe rritje te shpenzimeve admistrative te lluksit.”, tha Blushi.