Mbrëmjen e sotme një ngjarje rëndë ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës. Gjatë një sulmi me thikë kanë mbetur të plagosur rëndë dy vajza 18-vjeçare dhe dy djem të moshave 29 dhe 32 vjeç.
Dy nga të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Prishtinës pasi janë në gjendje kritike.
Ende nuk dihet arsyet e sulmit me thikë.
Ndërsa policia ka arrestuar autorin 59-vjeçar dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave.









