Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona pasi akuzohen për vjedhje. 46-vjeçari dhe 35-vjeçari në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur rreth 1500 kg ullinj në banesën e një personi në Vlorë.
Ndërsa një 34-vjeçar tjetër ka tentuar që ti vjedhë me dhunë çantën e karhut një të miture në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.