Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë në stadiumin “Air Albania”.
Kjo ndeshja u mbyll në paqe dhe barazim mes tyre.
Trajneri Silvinjo ka pasur tifozë familjarët e tij të cilët e kanë ndjekur nga afër ndeshjen e kuqezinjve.
Vajza e tij, Tati ka postuar foto dhe video nga ndeshja, ku shikohen lojëtarët e kombëtares dhe stafi të cilët po bënin ritualin e zakonshëm duke festuar para grupimeve të tifozëve në një nga tribunat pas portës në “Arenën Kombëtare”.
“Asgjë nuk krahasohet me këtë”, shkruante Tati në videon në fjalë që publikoi në profilin e saj.