Gjykata ka liruar nga qelia katër policët e arrestuar pas atentatit me 4 viktima në Shkodër. Agjencia e Mbikqyrjes Policore arrestoi katër policët Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj dhe Marte Martini, me detyrë policë të Shqiponjave. Sot gjykata i liroi duke i pezulluar dhe lënë në detyrim paraqitje dhe i ndaloi që të dalin jashtë vendit.
Ata janë në akuzë për “shpërdorim detyre” pasi sipas Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP) nuk kanë respektuar procedurat për të siguruar vendin e ngjarjes dhe shoqërimin për identifikim të personave që gjetën sapo mbërritën të vendi i atentatit.
I gjithë hetimi i AMP-së nisi pas publikimit të një videoje ku shfaqet një person që dyshohet se është Ibrahim Lici, pranë trupit të pajetë të vëllait Hamza Lici, ku aty gjendet edhe një polic i Shqiponjave.
Personi i tretë në makinën e viktimave, ende enigmatik e që mbeti i plagosur me 2 plumba në masakrën e Dobraçit, mendohet të ishte shënjestra kryesore e atentatorëve, mund të ketë lëvizur nga Shkodra në jugut të vendit, për t’u mjekuar.