-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Protesta e 26 nëntorit, Tirana do të jetë në duar të qytetarëve!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar një mobilizim të jashtëzakonshëm për protestën e 26 nëntorit në Tiranë, duke i bërë thirrje drejtuesve politikë të qarqeve dhe anëtarëve të PD-së që të angazhohen fuqishëm për këtë ngjarje.

Në një mbledhje të zhvilluar me drejtuesit e degëve, Berisha theksoi se ky mobilizim është i domosdoshëm për të shprehur zemërimin e qytetarëve ndaj qeverisë, duke nënvizuar se revolta ndaj qeverisë është në rritje dhe se protesta e 26 nëntorit është një “hap i vonuar”.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje zoti Noka, zotërinj drejtues të PD të qarqeve.

Kjo mbledhje e thirrur me urgjencë lidhet me protestën, me marshimin në Tiranë të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me datën 26 nëntor, ora 5.

Koha në të cilën thirret jo protesta, por mosbindja civile, është e shkurtër.

Por, revolta, zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë rritet me shpejtësi progresive nga java në javë.

Zemërimi ndaj saj është i pandalshëm.

Në këtë kuadër mund të themi se protesta e datës 26 nëntor është një hap i vonuar.

Ndaj dhe kërkoj nga ju, nga kryetarët e degëve, kryesitë e degëve, anëtarët e kryesive, kryetarët e grupseksioneve, anëtarët e grupseksioneve dhe mbështetësit tanë, një mobilizim të jashtëzakonshëm në mënyrë që Tirana me datë 26 të jetë e tëra në duart e qytetarëve dhe jo të qeverisë.

Asgjë nuk ka më të pamëshirë se kohën dhe këtë duhet ta kemi të qartë secili nga ne.

Kjo narkoqeveri nuk meriton asnjë minutë kohë të vetme.

Sulmi dhe vetëm sulmi duhet të jenë qëndrimet tona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit