-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta para Ministrisë, motra e Eglit Progës: Ngrihuni dhe mos lejoni që të vriten të afërmit tuaj

Kryesoret

Qytetarë, prindër dhe fëmijë ndodhet përpara Ministrisë së Arsimit dhe po zhvillojnë protestën për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.

Në protestë ndodhet edhe motra e Egli Progës, i cili u vra në Pogradec para pak muajsh.

“Ju tashmë më njihni, vazhdoj të jem motra e Egli Porgës. Erdha sot për Martinin, çfarë zemre duhet të ketë një nënë që as nuk mallkon e as nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj. A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vetëm vajton e vajton dhe nuk kërkon asgjë, e as drejtësi. Ku është Vilma Peleshi, nëna e vrasësit, përse nuk flet, pse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd. Ku do gjeni ju prindër më të paqtë se prindërit e Martinit që u iki drita e syve dhe s’kërkojnë asgjë vetëm të ikin nga sytë këmbët nga ky vend.

A dëgjon qeveria? Prindërit e Martinit dhet të ikin nga vendi i krimit, edhe familja ime iku nga Progradeci. Edhe sa fëmijë duhet të vriten nëpër shkolla? Ku keni parë të theren në oborrin e shkollës? Po Martinin kush e kthen në jetë, por Eglin kush do ta kthejë tek dy fëmijët e tij.Ngrihuni dhe mos lejoni që të vriten të afërmit tuaj. Ngrihuni për të kërkuar drejtësi. Duam të kenë përgjegjës moralë për vrasjen e Martinit. Ju them atyre që kanë vënë 10 autorit të Martinit, që ju jeni varsësit e vërtetë të Martinit. I bëj thirrje policisë së shtetit që mos bëjë të njëjtin veprim si me vëllain tim. Qeveri po të thërras është dita që të nxjerrni të vërtetën. I bëj thirrje popullit që të na bashkohen, që nuk kërkojmë hakmarrje por drejtësi hyjnore.

Ibëj thirrje policisë, mos bëj të njëjtin marifet si me vëllain tim. Gjej jataganin dhe vrasësin tjetër e të mos justifikohet. Qeveri po të thërras, po rrit kriminelë, ke përgjegjësi për atë që vrau Martinin. I bëj thirrje popullit të na bashkohen, ti bashkohen dhimbjes sonë. Mos bëni sehir por ngrihuni dhe bashkojuni Florinës”, tha motra e Egli Prengës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit