Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në rrjetin e tij social ka reaguar pas protestës ku u bllokuan disa rrugë në Tiranë.
Berisha e konsideron mosbindjen e sotme civile si një triumf. Ai shprehet se Tirana është në duart e opozitës.
“Triumf i vërtetë!
Dhjetëra e mijëra qytetarë sonte triumfuan në mosbindje civile.
Tirana në duart e qytetarëve!
Nderim dhjetëra e mijëra opozitarëve, që me mosbindjen e tyre civile ua kthyen Tiranën qytetarëve dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës.
Mirënjohje dhe nderim të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në këtë mosbindje madhështore.
Është radha jonë!
Është radha jonë!
Është radha jonë!
Fitore! #sb
shkruan Berisha.