Kandidati i PDK-së Bedri Hamza ka takuar sot kryeminsitrin e Shqipërisë Edi Rama. Ky takim është realizuar në prag të festave të 28 Nëntorit.
Bedri Hamza shprehet se qëndrojmë të bashkuar si gjithmonë për të nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen.
“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!”, shkruan Hamza.