Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka reaguar më pas përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Ramës ndaj çështjes së UÇK-së dhe zhvillimeve në Hagë.
“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Ai ka vijuar duke e falënderuar kreun e qeverisë shqiptare për qëndrimin e tij: “Kryeministër, faleminderit që qëndruar në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”.
/5pyetjet.al









