Policia malazeze ka arrestuar një shqiptar i cili ishte në kërkim nga autoritete franceze. Gjatë kontrollit në pikën kufitare Sukobin (Muriqan) u arrestua shqiptari me iniciale F.S., pasi kishte një urdhër-arresti nga Franca.
Shqiptari ishte i dënuar me 3 vjet burg në Francë me akuzën e vjedhjes dhe vjedhjes me anë të mashtrimit në mënyrë të organizuar dhe të dhunshme. “Vendimi është dhënë nga Gjykata Penale në Grasse të Francës”, tha Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, referuar ndalimit të shqiptarit.
Ndërkohë pritet që shqiptari të përballet me gjyqtarin hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricës, për të vijuar më pas me procedurat, nëse do të ekstradohet drejt Francës ose jo.