Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së për të diskutuar për zhvillmet e fundit në vend, pas shpërthimit në Zubin Potok.
Ajo e takoi ndaras edhe Enrico Barduanin, komandantin e KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Në takim Osmani ka theksuar se ishte një sulm terrorist ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës dhe që cënon sigurinë kombëtare.
Gjithashtu gjatë takimit Osmani ka thënë që “sulmi terrorist” ndaj infrastrukturës vitale “dëshmon qëllimet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe gjithë rajonit”.
“Në takim u diskutua për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’rast si presidentja Osmani, sikurse edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë për menaxhimin dhe punën e bërë”, thuhet në njoftim.