Policia malazeze ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar me iniciale R.S., pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Athina.
27-vjeçari u arrestua në pikën kufitare Subokin (Muriqan) dhe akuzohej për veprat penale të mbajtjes pa leje të mjeteve shpërthyese, e cila dënohet me burgim deri në 20 vjet.
“Në komunikim ndërmjet oficerëve të Interpol Podgorica dhe Interpol Athina, u konfirmua identiteti i personit R. S dhe dokumentacioni i nevojshëm iu dorëzua gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i cili pas seancës urdhëroi ekstradimin e tij”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.