-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD mungoi në protestën e PL-së para SPAK, Noka: Nuk kishim ftesë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka treguar se nuk kishte ftesë në protestën që u zhvillua nga Partia e Lirisë para SPAK.

Noka ka thënë se protesta e Partisë së Lirisë nuk ishte në kuadër të opozitës së bashkuar.

“Ne jemi bashkë me PL në një kauzë për një shtet të drejtë, kundër narkoregjimit. Por sic ka protesta të vetme të PD ka dhe PL. Nuk ishte në kuadër të opozitës së bashkuar.

Nuk kishte ftesë. Ishte protestë e PL për kreun e saj. Kjo nuk do të thotë asgjë. PL është aleati ynë dhe arrestimi i Metës është fyerje për shtetin. U arrestua si terrorist.
U arrestua ish-presidenti, ish-kreu i Kuvendit. Në këtë formë Rama arreston vetëm ata që ka mllef personal. Një prej tij ishte Fullani”, tha Noka në A2CNN.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit