Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Athinë disa ditë më parë, ku një shqiptar vrau me çekiç gruan e tij dhe më pas e mbylli në papafingo.
Kastriot Cenko ka pranuar par hetuesve që e ka vrarë ai gruan e tij Almën dhe ka treguar ngjarjen me detaje. Ai ka thënë që në orën 01:30 teksa fëmijët po flinin gjumë ka parë që Alam nuk ishte në banjo duke folur dhe po thoshte që do të merret vetëm djalin e madh me vete dhe do të largohej.
Kastrioti ka treguar që Alma i kishte thënë që djali i madh nuk është i tij dhe se vetëm djali i vogël ishte i të dyve. Ai ka thënë që në atë moment ka marrë pantën nëkantier ka nxjerrë çekiçin dhe e ka goditur në kokë.
“E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe ajo ra menjëherë në krevat, pa bërë zhurmë. Nuk e dija nëse kishte vdekur, por mora një kabllo karikuesi që e gjeta aty pranë, ia kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur.
Ngaqë nxirrte gjak nga koka, i vura një qese në kokë dhe e mbështolla. Të shtunën çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi. Më pas, mora trupin e mbështjellë të Albës, shtova edhe dy qese të tjera mbi të, i lidha me nastro dhe përdora një mbështjellëse me flluska. Me ndihmën e një shkalle e ngjita trupin në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e pata të vështirë ta ngrija vetë”, ka thënë ai.