Një 28-vjeçar shqiptar ka raportuar se është rrahur nga dy persona e më pas është sulmuar edhe me armë zjarri. Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjakovës.
Shermet Elezaj, zëdhënës në Policinë e Gjakovës tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur tre fishekë dhe dy gëzhoja.
Ai tha se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar të dyshuarit.