Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i tre vjedhjeve në banesa dhe një tentativë vjedhjeje.
Ai ka vjedhur bizhuteri dhe para në tri raste, ndërsa ka tentuar të vjedhë një dyqan ushqimor në lagjen “Skënderbej”. I arrestuari, me precedentë të mëparshëm për vjedhje, u kap gjatë operacionit “Përsëritësi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.