Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se vendimi për ti dhënë Bashar al-Assad dhe familjes së tij azil në Rusi është marrë personalisht nga Vladimir Putin.
Peskov tha se Kremlini nuk ishte i detyruar që të bëjë një deklaratë zyrtare dhe nuk tregoi se ku gjendet tani Bashar al-Assas. Ndërkohë mediat ndërkombëtare flasin për një pritje të ftohtë në Moskë.
Në fillim ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov i quajti rebelët terroristë, por të dielën lëshuan një deklaratë duke i quajtur opozita. Ndërsa televizioni shtetëror tha se Rusia i përmbushi detyrimet e saj ndaj Assad dhe duhet të fokusohet në sigurinë e vet.