-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenden tre të pajetë në një objekt fetar në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Në një shtëpi që përdorej si objekt fetar në Maqedoninë e Veriut janë gjetur tre persona të pajetë, mes tyre një 14-vjeçar.

Gjatë kontrollit në trupat e pajetë nuk janë gjetur shenja dhune dhe janë dërguar për autopsi. Gjithashtu është nisur edhe një hetim për rrjedhje gazi në pajisjet që ngrohin shtëpinë ku u gjetën tre viktimat.

“Është inspektuar vendngjarja në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar i improvizuar, u gjetën tre trupa të pa jetë, përfshirë edhe një fëmijë rreth moshës 14 vjeç. Gjatë kontrollit fillestar të trupave, nuk u konstatua asnjë shenjë dhune. Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi dhe ka urdhëruar gjithashtu ekzaminimin e funksionimit të pajisjes së gazit që përdorej për ngrohje”, thuhet në njoftimin e policisë maqedonase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit