-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Vëllai i Veliajt hapi kompani me 100 euro, tani ka 32 milionë euro

Kryesoret

Lideri i opozitsë Sali Berisha në fjalën e tij në takimin me grupet e punës së Tiranës propozoi një minimum jetik prej 200 eurosh, pagë minimale prej 500 eurosh dhe mesatare prej 1200 eurosh, ndërsa pensionet do të bazohen mbi 200 euro.

“Kështu që ne do të trokasim në çdo derë, duke paraqitur paketën tonë të emergjencës, ku vendosim si fillim minimumin jetik 200 euro. Vendosim si fillim rrogën minimale 500 euro. Rrogën mesatare 1200 euro. Pensionet do llogariten mbi 200 eurot. Pra, një transformim, një përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave.

A mund të bëhet kjo? 100 përqind.
Të kesh në tavolinë 8.2 miliardë, në një kohë kur fatura shkon 900 milionë maksimumi, pa diskutim që këto përmbysen vetëm duke vendosur raportin të paktën 50 përqind me 50 përqind investime për njeriun. Por ti do investosh edhe më shumë. Shqiptarët, për fat jo të mirë, nuk e kanë të qartë shkallën e tmerrshme me të cilën vidhen ata.

I vëllai i Erion Veliajt, vitin që i vëllai iu bë kryetar bashkie, bleu me 100 euro një kompani. Sot është me 32 milionë euro. Tendera të fituara që të gjitha në kundërshtim me ligjet.
Por ky është vetëm një shembull se si janë shpërndarë këto pasuri.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit