Vlerësimi i Altin Dumanit për luftën k/ korupsionit në dhjetëshen e personaliteteve në nivel botëror, nga sekretari i shtetit është një lajm i mirë, për institucionin që përfaqëson, drejtësinë, shtetin dhe shoqërinë shqiptare.
Për çudi media në përgjithësi dhe aktorët politikë nuk ndihen, biles opozita e djathtë vazhdon të akuzojë e quajë SPAK një organizatë kriminale.
Në kushtet që kalon vëndi e shoqëria, është mirë që të gjithë aktorët e politikës, OJF e shoqërisë dhe qytetarët të mbështesin me forma e mënyra të ndryshme (tubime, informacione, denoncime etj) prokurorinë dhe policinë për të goditur përfundimisht krimin dhe korupsionin.
Vetëm kështu do të forcohet ligji, institucionet e shteti dhe mbrohen të drejtat e interesat e qytetarëve.