Një kamion ka goditur një transmator të energjisë elketrike në lagjen e fshatit Bicimas të Pogradecit. Si pasojë kanë mbetur mbi 200 familje pa energji elektrike.
Menjëherë kanë mbërritur grupet e punës së OSHEE-së të cilët po merren për rikthimin e energjisë elektrike, pasi dëmi është i madh.
Ndërsa policia po merret me identifikimin e autorit që është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacionit nga OSHEE po shihet mundësia për vendosjen e një transformatori të ri, pasi ekzistenti është dëmtuar rëndë nga goditja dhe rrëzimi.