-sidi education-spot_img
18.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekajt për trafikimin e 613 kg kokainë

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbi Garden”, i cili ishte shpallur fajtor për trafikimin e sasisë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në Shqipëri — 613 kg kokainë.

Çekaj, i cili ishte dënuar me 21 vite burg, përfiton një ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke i kaluar dënimi në 14 vite burg.

Edhe pas dënimit, Çekaj ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e vitit 2018, kur u zbulua droga e fshehur brenda një konteineri bananesh, i cili kishte ardhur nga Kolumbia dhe kishte kaluar përmes Italisë, para se të mbërrinte në Portin e Durrësit dhe të depërtonte në magazinën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit