Debat në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu në interpelancën e thirrur nga deputetja Ina Zhupa deklaroi se kjo ngjarje fatkeqe nuk duhet shfrytëzuar për përfitime politike. Ministrja renditi disa masa që janë marrë, por pas vrasjes së adoleshentit.
“T’i kishe kërkuar një interpelancë urgjente dhe përdore këtu një gjuhë fyese. Qytetarëve andej nga anët tuaja u ka ardhur turp kur të kanë dëgjuar.
Mësuesve që edukojnë fëmijët tanë u ka ardhur turp që të kanë dëgjuar. U ngrite në Foltore për të trajtuar problemin dhe u bërë vetë problemi. Tregove se je njeriu më në hall për një karrige. Dhimbjet e tyre s’mund të ktheni në një cirk politik”, u shpreh ajo.
Por, Zhupa tha se arsimi është në pikën të keqe dhe se mësuesit po përdoren për “Like dhe Share” nga ministri. Manastirliun e akuzoi vjedhje.
“Ju jeni një ministre që ka rekorde për hajdutëri, vjedhje dhe vdekje, nuk duhet të vijë këtu që të japë moral. Shqiptarët i dëmton më shumë modeli jot i vjedhjes së fondeve publike sesa fjala e një opozitari që mbron interesin publik.
Si ka mundesi Ogerta qe askush, nuk lajmeroi prinderit e femijes? Aty nuk kishte oficer sigurie, kush ishin? Mire qe nuk i shpetuan por te pakten te jepnin ndihmen e shpejte.
Martini mund te ishte gjalle nese do ta kishin çuar ne urgjencen e QSUT-se, por u detyruan ta çojne tek Ushtaraku, pasi ishte dita per ta çuar atje sipas urdhrit qe keni firmosur ju per urgjencat kur keni qene ministre e Shendetesise” tha Zhupa.









