Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta ndaj Agron Shehaj, kryetarit të partisë “Mundësia”, me të cilin pati një përplasje fizike gjatë seancës plenare të së enjtes në Kuvend.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24, Noka tha se Shehaj, ndonëse është pjesë e opozitës, po i shërben interesave të mazhorancës, veçanërisht të qeverisë, Edi Ramës, dhe ministrave si Erion Veliaj dhe Belinda Balluku.
Noka: Shehaj bëri tango me Belinda Ballukun. Janë ushtarë të Ramës, janë pushteti dhe lidhja e korrupsionit që i mbajnë bashkë. Pse Shehaj shfaqi gjithë atë dashuri me Ballukun dhe jo me mua? Dëgjoni dashurinë virtuale që bëjnë me njëri tjetrin. Shiheni një bashkëbisedim i lumtur dhe duke bërë selfie. Ky zotëria pse nuk u soll kështu me mua kur kisha radhën. Mua më tha jo s’të lë të flasësh. Çështja e profesioneve të lira ishte çështja e ditës.