Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski theksoi se nuk dëshiron të spekuloj se ku është ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, ndaj të cilit është shpallur fletë-arrest ndërkombëtar.
I pyetur për deklaratën e zëvendëskryeministri Mexhiti, i cili për media në Shqipëri tha Grubi është në Shqipëri, Mickoski tha se nuk dëshiron të spekulojë dhe se ka informacione të ndryshme për vendndodhjen e tij.
Sipas tij, Grubi po të ishte i pastër siç pretendonte, nuk do të arratisej.
“Ka informacione të ndryshme. Nuk do të spekuloja nëse është në Shqipëri ose në Kosovë. Është fakt që nuk është i pastër si loti, sepse po të ishte i pastër si loti, nuk do të kishte nevojë që të ishte i arratisur nga drejtësia, por do të vinte këtu për ta mbrojtur pafajësinë e tij”, deklaroi Mickoski.
Misteri për Grubin/ TV21: Është parë në një pikë karburanti në Tiranë