-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mosbindja civile, Meta: Dhuna kriminale e narkopolicisë janë treguar panik i Edi Ramës

Kryesoret

Presidenti i partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me protestën që u zhvillua sot nga opozita. Meta shprehet se ishte një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët.

“Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë. Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën.
Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen! Fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë!”, thotë Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit