-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Opozita më e bashkuar se kurrë më parë, ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit

Kryesoret

Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me degën e PD Kamëz u shpreh se viti 2025 do të jetë viti i triumfit të opozitës shqiptare.

Berisha e cilësoi Partinë Demokratike si forcë politik e pamposhtur, e cila mbrojti kauza të drejta, mbrojti vlera dhe parime themelore të njerëzve të lirë.

“Në, në tre vite i rezistuam një sulmi të paparë ndonjëherë, me të cilin po bëhej gjithçka që Edi Rama të kishte çdo pushtet në Shqipëri, përfshi opozitën.
U përdorën të gjitha format, por ja ku jemi sot, më të bashkuar se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të fortë se kurrë, më të mbështetur se kurrë më parë.
Ju me dhjetëra qindra herë në takimet dhe mbledhjet tuaja denoncuat vjedhjet e paimagjinueshme të buxhetit dhe pasurive publike shqiptare nga qeveria.
Ju denoncuat shndërrimin e procesit zgjedhor në një farsë zgjedhore.
Ju denoncuat shkrirjen në një të krimit dhe pushtetit.
Ju denoncuat tradhtinë kombëtare ndaj interesave shqiptare të Edi Ramës.
Sot këto nuk janë më vetëm denoncime tuajat, por sot janë tre rezoluta ndërkombëtare, njëra prej të cilëve e firmosur nga 108 parti politike të qendrës së djathtë, tjetra nga 85 parti, të cilat i thonë mbarë botës se Shqipëria është një narkoshtet, se Shqipëria është vendi i narkodiktaturës me burgje dhe të burgosur politikë, se Shqipëria është vendi i farsës zgjedhore dhe i monizimit, se në Shqipëri shteti dhe krimi janë binom i pandarë, se në Shqipëri, korrupsioni ka rrokur qiellin dhe nuk përmbahet.
Pra miq, qëndruat dhe rezistuat për 3 vite.
Por sot regjimin e keni sjellë buzë varrit. Po.
Sot, në qoftë se ne jemi të bashkuar në respekt të plotë të mendimeve të njëri-tjetrit, ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.
Ata kanë një përballje si çakejtë kundër njëri-tjetrit dhe gjuajnë njëri-tjetrin me krimet që kanë kryer vetë.
Kurse ne kemi përgatitur platformën me të cilën do të ulemi të bisedojmë me çdo qytetar të këtij vendi.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit