-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Porosiste online dhe i grabiste korrierët e dyqaneve, arrestohet 32-vjeçari

Kryesoret

Një 32-vjeçar u arrestua pasi akuzohet për vjedhje me dhunë. 32-vjeçari me iniciale E.B., banues në Tiranë thyente masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe kryente vjedhje.

Ai porosiste aparate celulare në adresën e banesës së tij dhe kur korrierët mbërrinin për të dorëzuar pakon, i kërcënonte me thikë, duke u marrë celularin pa paguar. Në datat 15, 21 dhe 27 të këtij muaji dhjetor ai ka kryer tre vjedhje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular, i vjedhur me datë 27.12.2024 dhe një shumë parash.

Ndërkohë po vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit