Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes disa të rinjve në Tiranë.
Tre persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje nga ana e Komisariatit Nr.2 në kryeqytet.
I dhunuari është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit.
Dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve në rrjetet sociale.