Në pamje të parë kur thjesht lexon këtë titull gjithkush fillon të shtyjë mendimet se çfarë lidhje kanë të gjitha këto sëbashku me ish presidentin amerikan Xhimi Karter i cili vdiq të dielën në moshën 100 vjeçare.
Sot në ditën e fundit të këtij viti 2024, gjithkush besoj kur dëgjon lajmet nga Ukraina dhe sheh rezultatin e kësaj luftë, që edhe për dy muaj plotëson 3 vjet të plota, i bën pyetjen vetes: çfar përfitoi perëndimi kolektiv dhe SHBA në veçanti që e nxitën këtë luftë?!
Që të arrijmë të nxjerrin përgjigjen e kësaj pyetje, por edhe të kuptojmë lidhjen që Presidenti Karter ka me gjithë këto çështje le ta shohim pak në mënyrë kronologjike të shpejtë si erdhëm deri këtu.
Në shkurt të 2022 forcat ruse hynë në territorin e Ukrainës me kërkesë të republikave separatiste të vet shpalluara deri më atëherë të Donbasit dhe Luganskut.
Në prill të 2022 delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë u takuan në Stamboll më ndërmjetësimin e Turqisë për të arritur një Marëveshje Paqeje ( e kam bërë më gërma të mëdha sepse marëveshja e paqes nuk është armëpushim, por përfundim total i armiqësisë).
Bazuar mbi deklaratat e të dyja palëve të dhëna atëherë shtypit perendimor, palët pothuajse kishin arritur 90% një marëveshje e cila i kënaqte të dyja palët, dhe ku thelbësore ishte se integriteti territorial i Ukrainës do të mbetej i pa cënuar, pasi këto dy republika separatiste do të qëndronin si republika autonome brenda Ukrainës, Khersoni dhe Zaporizhja që sot janë aneksuar nga Rusia nuk ishin fare në tavolinë diskutimi sepse do vazhdonin të ishin pjesë integrale e Republikës Ukrainase, dhe Ukraina angazhohej që nuk do të bëhej asnjëherë vend anëtar i NATO-s, por do të mund të bëhej pjesë e BE.
Dhe në kohën që u arrit ky marëveshje, numri i të vrarëve ishte i papërfillshëm.
Por SHBA dhe Anglia që udhëheqin NATO-n dhe gjithë trenin perendimor pas tyre, në vend që ta mbështesnin këtë marëveshje, ata jo vetëm që i dekurajuan këto, por edhe e nxitën Ukrainën drejt luftës shkatërruese me Rusinë.
Në dhjetor të 2022 gazeta ukrainase Ukrainska Pravda raportonte “ Në prill 2022 Xhonson (kryeministri Anglez) nxitoi në Kiev për t’i thënë Zelenskit se Putinit “ duhet të ushtrohet presion, jo të negociohet” dhe se, edhe nëse Ukraina ishte gati të nënshkruante disa marëveshje me Rusinë “perendimi nuk ishte””.
Pra në vend që SHBA të inkurajonte Ukrainën të përmbyllte këto negociata të cilat do të kishin përmbushur edhe qëllimet e Ukrianës, dhe do i kishin dhënë fund një lufte të sapo nisur, ajo i premtoji Ukrainës gjithçka që do i duhej asaj për të vazhduar një luftë të gjatë me Rusinë, në mënyrë që ta bënte luftën më të madhe se Rusia, por edhe më të madhe se Ukraina.
Rezultati i thënë shkurt – Humbje e integritetit territorial të Ukrainës, Humbje territori deri në këto momente në masën 22%, forcim ushtarak i Rusisë duke e bërë atë forcën më të aftë dhe më të përgatitur e më të madhe luftarake sot për sot në nivel botëror, si dhe forcim ekonomik të rusisë duke e kaluar në vendin e katërt në ekonominë botërore. Si dhe një zbrazje të depova të armatimit të perëndimit dhe shfaqje të mungesë totale të strategjisë ushtarake dhe të aftësisë së industrisë së tij ushtarake për t’u përballuar me një konflikt të këtij niveli. Dhe kjo i jep edhe përgjigjen pyetjes së bërë në fillim.
Po përse amerika e sotshme e bëri këtë qasje!
Këtu hym te lidhja që ish presidenti Karter ka me atë që shpjeguam pak më lart por edhe më tej.
Ata që sot morrën këtë qasje, janë të gjithë pasues të politikave katastrofike të presidencës së Xhimi Karterit në lidhje me Rusinë.
Por kjo politikë e tij nuk mund të kuptohet në asnjë mënyrë pa u parë në raport me këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare Zibigniew Brzezinski.
Brzezinski ishte një emigrant polak në amerikë dhe një anti sovjetik dhe anti rus, në nivelin e një rusofobi.
Dhe si shkrues dhe formulues i asaj që njihet si doktrina Karter, e cila nisi si GJOJA përgjigje zyrtare e politikës ndaj pushtimit sovjetik të Afganistanit.
E kam specifikuar gjoja sespe pothuajse të gjithë jemi të bindur nga propaganda, se Bashkimi Sovjetik e Pushtoi Afganistanin pa snjë lloj arësye, ashtu si sot po reklamohet e njëjta gjë edhe për Ukrianën.
Por në realitet këtë përrallë të stisur e ka hedhur poshtë vetë autori i doktrinës Karter, Brzezinski në një intervitë të tij dhënë gazetës franceze Le Nouvel Observateur, në vitin 1998 ku thotë “ Sipas versinot zyrtar të historisë, ndihma e CIA për muxhahedinët në Afganistan filloi gjatë vitit 1980, dmth pasi ushtria sovjetike pushtoi Afganistanin në më 24 dhjetor 1979. Por realiteti i ruajtur fshehurazi deri më tani, është krejtësisht ndryshe. Në të vërtetë në 3 korrik 1979 Presidenti Karter nënshkroi direktivën e parë për ndihmë sekrete për kundërshtarët e regjimit pro-sovjetik në Kabul. Dhe pikërisht në atë ditë i shkrova një mendim presidentit se pikërisht kjo ndihmë do të nxiste një ndërhyrje sovjetike. Dhe sovjetikët nuk vonuan por ndërhynë me kërkesë të qeveris pro-sovjetike të Kabulit”.
Dhe Brzezinski ishte personi i cili formuloi më pas mbështetjen e çdo lloj force për të luftuar kundër Bashkimit Sovjetik, dhe pas prishjes së tij, edhe të Rusisë, me idenë se ndërhyrja e sovjetikëve në Afganistan po përdoret për të ndërhyrë më pas në Lindjen e Mesme, pasi kjo do të shkatërrojë Rusinë ashtu si shkatarroi Bashkimin Sovjetik.
Pasi ai deri sa vdiq në vitin 2017, ishte i mendimit se mbështetja amerikane ndaj muxhahedinëve në Afganistan solli fundin e Bashkimit Sovjetik.
Dhe në të njëjtën linjë janë edhe pasuesit e idesë së Brzezinskit, siç ishin dhe janë e mbrojtura dhe e ngritura prej tij direkte Madalen Ollbrajt, dhe më pas ndjekësja e kësaj teorie Viktoria Nuland, dhe Antoni Blinken, por edhe një pjesë e stafit të ri të Presidentit Trump.
Me idenë se një luftë e re ndaj Rusisë sot do të sillte shkatërrimin e saj, nuk e lejuan Ukrainën që të bënte paqe me Rusinë.
Por në injorancë të plotë edhe të së shkuarës historike, sidomos asaj të luftës së dytë boterore ku perëndimi me në krye SHBA i ka mbushur mendjen vetes se ishin ata që e mundën Gjermaninë Naziste, edhe pse Hitleri humbi 75% të forcës së tij të armatosur në frontin e lindjes, menduan se mund të mundin një Rusi, në një kohë tjetër e teknologji tjetër.
Dhe kjo rusofobia e Brzezinskit ka kontaminuar gjithë botën e elitës politike jo vetëm anglosaksone, por edhe atë europiane e bazuar kjo mbi Doktrinën Karter të cilën e zbuloi gjatë një fjalimi në janar të vitit 1980, ku thotë “ NJë përpjekje nga çdo forcë e jashtme për të fituar kontrollin e Gjirit Persik do të konsiderohet si një sulm ndaj interesave jetike të SHBA, dhe një sulm i tillë do të zmbrapset me çdo mjet të nevojshëm, duke përfshirë forcën ushtarake”.
Dhe kjo deklaratë besoj ju mundëson të kuptoni edhe mbështetjen e trenit të NATO-s me lokomotivë SHBA ndaj çdo force terroriste jo vetëm në gjirin persik, por në gjithë Lindjen e Mesme, me idenë e vetme se kështu po mbajnë, dje Bashkimin Sovjetik, e sot Rusinë jasht këtij rajoni, të konsideruar jetik për SHBA.
Ndërsa retorika e Trump në lidhje me Kanadanë, Groenlandën e Kanalin e Panamasë, është thjesht një lëvizje iluzioniste për të hequr sado pak vëmendjen nga katastrofa që doktrina Karter dhe pasuesit e Brzezinskit i sollën SHBA në luftën në Ukrianë.
Dhe janë zgjedhur tashmë vende të cilat ushtarakisht nuk mund t’i qëndrojnë SHBA sepse nuk janë në nivelin e saj ushtarak.
Ndaj nuk është çudi që të sujlmojnë sërish Panamanë për të projektuar deri diku forcën e SHBA, që ka filluar të venitet në sytë e pjesës tjetër të botës.
Kjo është mënyra e vetme për të projektuar idenë – Make America Great Again.
Ps:Cirku do të vazhdojë edhe vitin tjetër. Hyrja është falas. Pagesa bëhet në dalje.
Gëzuar Vitin e Ri.