Drejtuesja Politike për Diasporën Jozefina Topalli me anë të një postimi në rrjete sociale u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.
Topalli thotë që zgjedhësi për tu regjistruar ka të drejtë që nga nga 11 janari dhe mund të bëhet nga platforma e KQZ. Ajo ka ndarë tre hapa që shqiptarëve u duhet për tu regjistruar.
“(a) numrin e tij personal të identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen e tij;
(b) një pamje të fytyrës së tij nëpërmjet sistemit të verifikimit të pranisë së gjalli të personit
(c) një numër telefoni mobile dhe/ose nje adresë email”, thotë Topalli.